HomeKultureNjë koleksion i qilimave të traditës dhe atyre bashkëkohorë u prezantua nga...

Një koleksion i qilimave të traditës dhe atyre bashkëkohorë u prezantua nga Galeria e Artit Tiranë

Advertismentspot_img

Një koleksion i qilimave të traditës dhe atyre bashkëkohorë u prezantua nga Galeria e Artit Tiranë, përmes ekspozitës me titull “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Arti i qilimave: Azerbajxhan & Shqipëri”.

Ekspozita sjell traditën e endjes përmes historive, teknikave dhe mjeshtërisë së artizanëve që e mbajnë gjallë këtë trashëgimi. Qilimat shumëngjyrësh vijnë si një takim kulturash ku artizanët nga Shqipëria dhe Azerbajxhani ndanë punimet, përvojat dhe pasionin që transmetohet brez pas brezi.

Ky dialog, mes artit azerbajxhanas e shqiptar të qilimave, mirëpret publikun deri më 20 janar 2026.

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon!” është kuruar nga Edit Pula dhe Azerkhalcha.

GAT thotë se ky është një bashkëpunim i rëndësishëm, i nisur nëntë muaj më parë, mes Galerisë së Artit Tiranë dhe Azerkhalcha, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular