Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos në Kryeministri (Tiranë).
Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, por ende nuk bëhet e ditur se për çfarë po diskutojnë Rama e Kos.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e anëtarësimit me Bashkimin Europian, gjë që shënon një hap pozitiv për vendin tonë







