HomePolitikeSeanca maratonë/Miratohet në parim projektbuxheti 8.8 miliardë euro për vitin 2026 dhe...

Seanca maratonë/Miratohet në parim projektbuxheti 8.8 miliardë euro për vitin 2026 dhe paketa për “Paqen Fiskale” vetëm me votat e PS-së! Opozita kundër

Advertismentspot_img

Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për vitin 2026, si edhe paketën për “Paqen fiskal

Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër.

Të pranishëm në sallën parlamentare ishin 112 deputetë në momentin kur aktet kaluan për votim.

“Buxheti 2026” u miratua me 83 votat e maxhorancës, ndërsa opozita siç kishte paralajmëruar votoi kundër.

Ndërkohë socialisti Erion Braçe doli nga “rreshti” duke mos votuar pr.ligjin “Për sistemin e taksave vendore”

Ndërsa Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin e 2 projektligjeve, “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe atë për “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

  1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

3.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër

4. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)

5. Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

6. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)

7. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

8. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)

9. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular