Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit”.
Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës.
Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.







