Dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, i kërkojnë zyrtarisht asistencë teknike dhe ekspertizë profesionale OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Në letrën drejtuar dy institucioneve ndërkombëtare, ata kërkojnë caktimin e ekspertëve pranë komisionit për të ndihmuar në procesin e rishikimit të Kodit Zgjedhor, ku në fokus janë adresimi i rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara.
Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore u konstituua një ditë më parë dhe mandati i tij përfundon në mesin e vitit 2026. Reforma zgjedhore synohet të përfundojë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2027.







