HomeKultureMuzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella...

Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella Vanoni

Advertismentspot_img

Këngëtarja legjendare italiane, Ornella Vanoni, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Artistja ndërroi jetë në banesën e saj në Milano, qyteti ku ajo lindi më 22 shtator 1934 dhe ku ndërtoi një prej karrierave më të gjata e më të pasura në muzikën italiane.

Vanoni konsiderohej si një nga figurat më ikonike të muzikës pop italiane, me një aktivitet artistik që zgjati nga viti 1956 deri sot. Gjatë karrierës së saj, ajo publikoi mbi 100 projekte muzikore — albume, EP dhe përmbledhje — duke arritur më shumë se 55 milionë kopje të shitura.

Ndër interpretimet që e bënë të pavdekshme është kënga “Senza Fine”, e krijuar në fillim të viteve ’60 në bashkëpunim artistik dhe sentimental me Gino Paolin. Zëri i saj karakteristik dhe timbri i dallueshëm i lejuan të eksperimentonte me stile të ndryshme: nga kantautorialja, te bossa nova e xhazi.

Gjatë dekadave, Vanoni ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe botërore, si Toquinho, George Benson, Herbie Hancock, Dario Fo, Paolo Conte, Fabrizio De André, Ivano Fossati, Lucio Dalla, Mogol, Renato Zero dhe Riccardo Cocciante. Ajo ishte gjithashtu e hapur ndaj brezave të rinj, duke punuar me Pacifico dhe Francesco Gabbani.

Këngëtarja ka marrë pjesë në tetë edicione të Festivalit të Sanremos, duke u bërë një nga zërat më përfaqësues të historisë së këtij festivali.

Në një intervistë të dhënë në maj, Vanoni pati reflektuar me sinqeritet për jetën dhe kohën:

“Nuk dua të vdes shumë vonë. Dua të jetoj për aq kohë sa unë i jap diçka jetës dhe jeta më jep diçka mua.”

Me ndarjen e saj nga jeta, Italia humb një ikonë të pakrahasueshme të skenës muzikore, ndërsa publiku ruan trashëgiminë e saj të pasur artistike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular