HomeAktualitetPse nuk e mora Namik Doklen në “ZËRIN E POPULLIT”/Nga Mehmet...

Pse nuk e mora Namik Doklen në “ZËRIN E POPULLIT”/Nga Mehmet Elezi

Advertismentspot_img

Pak pasi kisha marrë detyrën si kryeredaktor i Zërit të Popullit (prill 1982), i shkova në zyrë Rita Markos, anëtar i Byrosë Politike dhe President i Bashkimeve Profesionale, me një kërkesë për Namik Doklen. E kishin punonjës të tyre. I kërkova që Namikun të na e jepnin për “Zërin e Popullit”, do ta emëronim shef të redaksisë së informacionit. Ka dy të mira, i thashë. Ndihmohet “Zëri i Popullit” me një gazetar me përvojë. Ndihmohen edhe BP, Namiku ka shumë lidhje aty, i njeh nga brenda problemet e tyre, Bashkimet Profesionale do të kenë hapësirë me cilësi të re në të përditshmen e Komiteti Qendror të Partisë.

Në mënyrë të beftë, sikur t’i kisha folur për ndonjë shkelje të krisur, Rita Marko m’u kthye:

– Jo shoku Elezi, jo, nuk na mëson partia kështu. E di unë pse e do ti Namikun, e di. E ke na ana tënde!

I thashë se Bajram Curri, vendlindja ime, dhe Borja, vendlindja e Namikut në malsitë e Kukësit, janë larg njëra-tjetrës sa Pogradeci me fshatrat më jugore të Sarandës. Dhe për ta përshkuar largësinë ndërmjet tyre duhet një ditë e plotë me makinë, për shkak të rrugëve të këqija.

As që më dëgjoi çka i thashë. Sepse nuk po flisja siç mëson partia. Sepse me Namikun ishim “të një ane”.

– nga libri “Nuk isha student i dhjetorit”, botim i dytë i plotësuar, 2015 –

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular