HomeKryesoreBerisha takime me zyrtarë të lartë të PPE në Brazil, zgjidhet zv/President...

Berisha takime me zyrtarë të lartë të PPE në Brazil, zgjidhet zv/President i CDI-së…me partner NDI e PD në SHBA të Blinken e Soros!

Advertismentspot_img

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare. Berisha: “Folëm për krizën e demokracisë në Shqipëri dhe për rënien e shtetit të së drejtës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit të partive tër qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban.  Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në San Paolo të Brazilit, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, kryetari i PD, Sali Berisha, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Evropiane, Dolors Montserrat, dhe Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller.

Në këtë takim, kryedemokrati është shprehur se Shqipëria është në një krizë të thellë demokracie, të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike, si dhe në nivele alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore. Berisha theksoi nevojën e një vizite në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së për shkak të situatës dramatike në vend, sipas tij.

Në këtë takim, Montserrat siguroi mbështetjen e saj dhe të PPE-së për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend.

Sali Berisha, zv. president i George Soros?!

U dha lajmi se Sali Berisha u zgjodh zv.president i CDI, union i cili ka 17 zv.presidentë. CDI quhet Centrist Democratic International, nuk është unioni më i madh i të djathtëve konservatorë por i centristëve e kristian-demokratëve. Sa për saktësim.

Por CDI ka partner NDI, National Democratic Institute. Organizata NDI është organizatë e cila ka si detyrë, ndër të tjera, promovimin e grupeve të margjinalizuara dhe politikat gjinore, përfshi LGBT. Organizata NDI, është e afërt me Partinë Demokratike në ShBA, pra me partinë e Antony Blinken që këta e shanin si bajloz të Sorosit i cili na preku nderin duke na akuzuar për korrupsion.

NDI, përveçse nga qeveritë liberale, financohet zyrtarisht edhe nga Fondacioni Soros. Elon Musk kur mori detyrën si Shef i Departamentit të Eficencës në qeverinë e Donald Trump, i preu fondet NDI dhe e detyroi të mbyllte shumë zyra nëpër botë

Tani Sali Berisha me gjasë ka paguar kuota a ça ka bërë, për tu zgjedhur zv.president i 17 i CDI-së, union i cili si partner të afiluar zyrtar, ka NDI-në e partisë së Blinkenit dhe që financohet nga Fondacioni George Soros.

Partia e Donald Trump psh nuk është anëtare e CDI. Tani si ka mundësi që “trumpisti” shqiptar, ai i cili bën thirrje për hetimin e Fondacionit Soros, shkon lobon për të qenë zv.president nr.17 në një organizatë e cila ka partner NDI-në e George Soros?

Do thoni ju pse merresh me ketë punë? Për qejf, duhet sqaruar kjo, sepse ka 4 vjet që një ish-kryeministër si ky, ka bërë rrëmujë, ka shkaktuar konflikt, i ka sjellë kosto politikës shqiptare, duke akuzuar se kundër tij ka komolot sorosian, duke akuzuar si të Sorosit cilindo që sia bën mbarë. Sot shkon tek organizata partnere e George Sorosit?

Më e pakta që duhet bërë në ketë rast është transparenca. Tiu tregohet njerëzve se ky i cili mburret e thotë jam konservator, do të bashkëpunojë me NDI e cila ka në program grupet e margjinalizuara, LGBT, financuar nga George Soros.

Thjesht për ta ditur, meqenëse besimtarët e vet shajnë dynjanë lart e poshtë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular