Nga Kastriot Dervishi
Komisioni i alfabetit i Kongresit të Manastirit, foto e botuar te revista “Dituria” e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit), nr.3, 1 mars 1909. Në foto janë:
1-At Gjergj Fishta
2-Mit’hat Frashëri
4-Gjergj Qiriazi
5-Dom Ndre Mjeda
6-Grigor Cilka
7-Taq Buda
8-Shahin Kolonja
9-Sotir Peci
10-Bajo Topulli
11-Nyzhet Vrioni
Kongresi i Manastirit zhvilloi punimet më 14-22 nëntor 1908, por nuk e zgjidhi dot çështjen e alfabetit shqip, dështoi sepse sepse doli me dy të tilla. Megjithatë, kjo nuk i ul vlerat e kongresit, protagonizmi ishte i nevojshëm. As kongresi i dytë i Manastirit i zhvilluar më 2-3 prill 1910, nuk e mbaroi këtë çështje që e zgjidhi koha, e cila na la më të mirin. Alfabeti që kemi sot u favorizua nga elementët e shpejtë teknologjikë (shtypshkronjat), të cilat alfabeti i dytë me shkronja të përziera nuk i zgjidhte dot.







