HomePolitikePD: CDI-ja, rezolutë të fuqishme për Shqipërinë

PD: CDI-ja, rezolutë të fuqishme për Shqipërinë

Advertismentspot_img

Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua një rezolutë për Shqipërinë. Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp thotë se kjo është rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në vendin tonë.

“Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme. CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së”, njofton PD-ja

Siç bën me dije selia blu, “Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor; kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme”.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zgjodh një ditë më parë si zv/president i CDI-së, unionit të partive të qendrës së djathtë në botë.

CDI-ja është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular