HomePolitikeRama takohet me kryeministrin e Katarit: Folëm për projekte me peshë!

Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Folëm për projekte me peshë!

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të dielë, më 23 nëntor, një takim në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Takimi u fokusua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe diskutimin e disa projekteve me peshë të rëndësishme për Shqipërinë, të paktën siç njoftoi vetë Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas një videoje nga ky takim.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Katar zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së tij në një forum të organizuar nga Universiteti Georgetown, ku ai do të flasë mbi temën “Arti i Qeverisjes: Inovacioni Strategjik i Shqipërisë në Politikën Globale”.

Kjo vizitë synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe identifikimin e mundësive për projekte strategjike që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe diplomatik të Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular