Romani SHTEPIA E VERDHE së shpejti do të botohet në Francë me përkthimin mjeshtëror te Sébastien Gricourt dhe do të jetë edhe skenar filmi pas interesimit të treguar nga regjisori i mirënjohur italian Domenico (Mimmo) Calopresti. Krenar që sfida ime letrare do të flasë në gjuhë të huaja për çështjen më të përfolur në botë kundēr UÇK dhe kundër shqiptarëve.








