HomeAktualitetVitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore. Ja çfarë synohet....

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore. Ja çfarë synohet….

Advertismentspot_img

Nga shtatori i vitit të ardhshëm, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tekste të përditësuara.

Për Ministrinë e Arsimit kjo është pjesë e reformës që synon modernizimin e sistemit parauniversitar dhe erdhi si nevojë e domosdoshme e zhvillimeve të kohës.

“Të kemi nxënës që përdorin mirë mendimin kritik dhe të përqasnim kurrikulën me atë ç’ka ndodh dhe me tregun e punës”, tha zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani.

Por çfarë do të ndryshohet në tekstet shkollore?

“Tekstet do të ndryshohen në masën 20%. Që do të thotë do të ketë ndryshime të tematikave që mund të jenë të vjetëruara për kohën, të ushtrimeve që kanë hasur vështirësi ose janë më të lehta për moshën e nxënësve. Sigurisht metodologjinë e këtyre teksteve synojmë t’i bëjmë më praktike, më pak teorike”.

Përveç ndryshimeve, nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tërësisht të ri librin e qytetarisë. Ndërkohë, nga shtatori, nxënësit e viteve të para të gjimnazeve në vend do të kenë të ri edhe tekstin e gjuhës shqipe, që sipas Ministrisë së Arsimit, fokusi te gjuha amtare është i domosdoshëm.

“Nuk do të mungojnë orët e drejtshkrimit dhe sintaksës, por kryesisht fokusi do të jetë në zbatimin e drejtë të gjuhës, ajo që kërkohet sot nga të gjithë, dhe orët e gjuhës shqipe të jenë më praktike dhe në funksion të asaj që nxënësi duhet të mësojë për gjuhën amtare”.

Paralelisht me ndryshimet e teksteve shkollore do të bëhet gjithashtu edhe trajnimi i mësuesve, që të jenë të gatshëm të vënë në zbatim kompetencat e kurrikulës së re.

Ndërkohë, puna për ndryshimin e të gjitha teksteve shkollore do të vijojë deri në vitin 2029 për të gjitha klasat e sistemit parauniversitar në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular