HomeAktualitetBashkimi Europian vlerëson diskutimin me kreun e SPAK Altin Dumanin

Bashkimi Europian vlerëson diskutimin me kreun e SPAK Altin Dumanin

Advertismentspot_img

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka vlerësuar si “të frytshëm”, diskutimin që kreu i SPAK-ut Altin Dumani, zhvilloi një javë më parë në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra Evropiane e Politikave (European Policy Centre).

I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe Giulio Venneri, zëvendësshef i Njësisë për Strategjinë e Zgjerimit dhe Koordinimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST).

Siç thotë delegacioni i BE-së ky diskutim “vuri në dukje rolin kyç të SPAK-ut në reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”.

Në këtë takim, Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh ndershmërinë mbi cinizmin dhe kur institucionet ndërtohen jo për komoditet politik, por për shërbim publik,” u shpreh ai.

Venneri nga ana tjetër theksoi se rezultatet në rritje të SPAK-ut, të ndërtuara mbi arritje konkrete, forcimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kur vendet i zbatojnë me seriozitet reformat, edhe BE-ja jep përgjigjen e saj,” tha Venneri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular