nga Sami Osmani
Foltorja 2 e Sali Berishes nuk eshte ringritje.
Eshte thjesht Opiumi i radhes per demokratet, nje shfaqje e vjeter, me aktore te vjeter, per te njejtat iluzione te vjetra.
Demokratet meritojne drejtim te ri, jo riciklim politik.
Por ne vend te vizionit, marrin tribuna boshe.
Ne vend te transparences, marrin mitingje me pak njerez.
Ne vend te seriozitetit, marrin deputete te listes se mbyllur qe sillen si analiste dhe humoriste, pa asnje pergjegjesi, pa asnje ide, pa asnje lidhje me realitetin.
Dhe me vjen sinqerisht keq per ata shoke e miq qe jane me shpirt te paster, qe ende besojne te idealizmi i tyre dhe tek nje PD qe ekziston vetem ne kujtesen e tyre.
Por Sali Berisha dhe deputetet e listes se mbyllur vazhdojne ti perdorin, pikerisht ashtu sic na perdoren edhe ne dikur, kur ishim pjese e atij formacioni politik.
Asgje nuk ka ndryshuar, pervecse skena eshte bere me bosh dhe justifikimet me qesharake.
Foltorja 2 nuk eshte levizje.
Eshte nje teater i deshperuar qe mban peng demokratet dhe i largon edhe ata pak mbeshtetes te sinqerte qe kane mbetur.
Partia Demokratike meriton te ardhme, jo rikthim tek deshtimet dhe demokratet meritojne te clirohen nga ky cikel i pafund manipulimi, mashtrimi dhe perdorimi personal.







