HomeAktualitetForcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet...

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Advertismentspot_img

Shqipëria po përgatitet të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në fushën e të drejtave të autorit, si pjesë e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sipas projektligjit të ri, i cili pritet të sjellë përditësime thelbësore, synohet forcimi i mbrojtjes së veprave në internet dhe rritja e përgjegjshmërisë për platformat që shpërndajnë përmbajtje online.

Për vite me radhë, shkeljet e së drejtës së autorit në Shqipëri kanë ardhur kryesisht nga transmetimet televizive dhe mediat lokale, që shpesh kanë përdorur materiale të pirateruara pa autorizim. Me shtrirjen në internet të mediave dhe portaleve, situata është bërë edhe më sfiduese, për shkak të ngarkimit të videove, muzikës dhe imazheve pa marrë paraprakisht të drejtat përkatëse.

Një tjetër shqetësim i kohëve të fundit lidhet me platformat që funksionojnë mbi baza të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit (UGC), në rrjetet e tyre sociale, të cilat shpesh shmangin përgjegjësinë ligjore duke pretenduar se nuk kontrollojnë materialet që shpërndahen.

Për t’u përballur me këto sfida, projektligji i ri parashikon përafrimin e tre direktivave të rëndësishme të BE-së:

– Direktiva 2014/26/BE për menaxhimin kolektiv të së drejtës së autorit dhe autorizimet ndërkufitare të veprave muzikore online;

– Direktiva 2019/790/BE për të drejtën e autorit në tregun unik digjital;

– Direktiva 2019/789/BE për transmetimet në internet dhe ritransmetimet televizive e radiofonike.

Ndryshimet synojnë të lehtësojnë licencimin ndërkufitar të veprave muzikore, të rregullojnë funksionimin e agjencive të administrimit kolektiv, të vendosin mekanizma të rinj për mbrojtjen e përmbajtjes online dhe të garantojnë shpërblim të drejtë për autorët. Gjithashtu, projektligji pritet të krijojë struktura të reja institucionale për luftën kundër piraterisë në internet.

Një element i rëndësishëm i reformës është edhe riorganizimi i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, e cila aktualisht funksionon në kuadër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Sipas dokumentit shpjegues, struktura aktuale nuk është e mjaftueshme për të zbatuar kërkesat e reja që lidhen me menaxhimin e të drejtave të autorit në epokën digjitale. Me këto ndryshime, Shqipëria synon të forcojë kuadrin ligjor, të mbrojë krijuesit dhe të sigurojë një treg digjital më të drejtë dhe të rregulluar, në linjë me standardet evropiane. Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular