HomePolitikeProtesta e PD para Kryeministrisë nuk “ndez”, pak mbështetës dhe disa deputetë...

Protesta e PD para Kryeministrisë nuk “ndez”, pak mbështetës dhe disa deputetë demokratë e mbyllin tubimin më herët se ç’kërkuan leje

Advertismentspot_img

Demokratët nuk i kanë “shpenzuar” të gjitha minutat që policia u ka vënë në dispozicion, sipas kërkesës së tyre paraprake për protestën me emrin “Foltorja 2”.  

Atyre u kanë mjaftuar më pak se 60 minuta për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, dhe një sërë kërkesash të tjera, ndërsa më herët kishin kërkuar leje për 120 minuta protestë para Kryeministrisë.

Të pranishëm ishim vetëm disa nga deputetët e PD, dhe zyrtarë të kësaj Partie, ku ndër ta fjalën e mori Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi e më pas Sali Berisha. Fjalën e mbajtën edhe disa qytetarë, disa me fjalime të shkruara e disa të tjerë me fjalime të momentit.

Edhe kësaj proteste, e dyta pas asaj të së hënës së kaluar, iu bashkua një numër i vogël mbështetësish demokratë.

Por Berisha ka deklaruar se pas kësaj proteste të përjavshme, do të nisë me protestat kombëtare, ku thotë se “do të zbresin në shesh” të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë.

Ka nisur grumbullimi i opozitarëve dhe mbështetësve të PD para Kryeministrisë, aty ku do të mbahet për të dytën herë “Foltorja 2”.

Kryedemokrati Sali Berisha, ndryshe nga hera e parë që e përshkroi në këmbë nga shtëpia te Kryeministria, këtë mbrëmje është shoqëruar nga shoferi i tij me makinë.

Ndërkohë më herët para zyrës së Kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur disa nga deputetët e opozitës, mes tyre edhe Jozefina Topalli.

Kjo e fundit pasi ka kaluar pranë vendit ku do të mbahet tubimi, është larguar, ndërsa nuk dihet nëse do të marrë pjesë më vonë ose jo. Top Channel

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular