HomeAktualitetBashkitë kërkojnë rritje të fondeve për emergjencat dhe mbështetje për shlyerjen e...

Bashkitë kërkojnë rritje të fondeve për emergjencat dhe mbështetje për shlyerjen e borxheve

Advertismentspot_img

Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat u zhvillua seanca dëgjimore me shoqatat e pushtetit vendor dhe të zgjedhurit e bashkive për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës dëgjimore nga të zgjedhurit e pushtetit vendor u ngrit shqetësimi i shlyerjes së borxheve të trashëguara nga reforma territoriale dhe shtim i fondeve për emergjencat.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, vuri në dukje se bashkitë mbeten të varura nga transfertat qendrore dhe kërkoi shtimin e fondeve për emergjencat. Ai gjithashtu sugjeroi që taksa e ndërtesës të bashkërendohet me Agjencinë e Kadastrës Shtetërore për të përmirësuar evidentimin dhe mbledhjen e kësaj takse, duke theksuar se shumë bashki nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për administrimin e saj.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, informoi se bashkia ka trashëguar borxhe nga reforma territoriale, në vlerën 6 mln euro, pas shlyerjes borxhi ka mbetur në vlerën e 2.5 mln eurove. Ai theksoi se vendimet gjyqësore për borxhet krijojnë një barrë të rëndë për buxhetin e bashkisë, dhe kërkoi mbështetje nga komisioni për dhënien e granteve që të lehtësohet shlyerja e borxheve për ekzekutim të pagesave nga vendimet gjyqësore. Ai vuri gjithashtu në dukje se të ardhurat e bashkisë janë dyfishuar, por kjo nuk mjafton për të përballuar borxhet e trashëguara, duke propozuar që ato të konsiderohen borxh publik dhe jo i bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës foli për nevojën e rritjes së të ardhurave nëpërmjet ndarjes së të ardhurave të rentës minerare. Aktualisht ligji parashikon që bashkitë përfitojnë 5% të 20% të rentës minerare që përfiton buxheti i shteti.

Drejtori ekzekutiv, i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali kërkoi dyfishim të buxhetit për sektorët e administrimit të pyjeve dhe kullotave, për rrugët rurale dhe për ujitjen dhe kullimin.

“3 janë sektorët që nxjerrin problematike koherente që zgjidhen me dyfishim të buxhetit për administrimin e pyjeve dhe kullotave me një buxhet prej 6 mln euro. Dhe ky buxhet shkon më tepër për kosto administrative. Nëse pyjet nuk janë të shëndetshme janë pasojë e përmbytjeve dhe zjarreve”.

Buxheti për rrugët rurale është 7 mln euro, teksa situata mbetet alarmante. Është e domosdoshme të dyfishohet buxheti për rrugët rurale, me qëllim zhvillimin e këtyre zonave.

Ujitje dhe kullimi mbetet historikisht një hallkë e dobët e pushtetit vendor, me mungesë fondesh. Buxheti është 11 mln euro dhe kjo është e pamundur për 61 bashkitë në vend.

Haxhimali gjithashtu theksoi se 47 mld lekë fonde buxheti nga transfeta për pushtetin vendor, është një shifër e rritur në krahasim me vitet e tjera, por problem ende vijon të mbetet mënyra e menaxhimit të parave ku 20% e tyre janë për investime dhe 80% për kosto operative.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular