Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka përmbyllur fazën e verifikimit dhe ka publikuar listën përfundimtare të magjistratëve që plotësojnë kriteret ligjore për t’u bërë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm.
Në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, KLP ka konfirmuar emrat e prokurorëve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Apelit, të cilët do t’i nënshtrohen shortit.
Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme Në garë për të përfaqësuar organin qendror të akuzës në KED janë kualifikuar 9 prokurorë, përfshirë edhe vetë Prokurorin e Përgjithshëm. Lista e plotë është si më poshtë:
Alfred Progonati
Alma Muça
Anila Leka
Arqilea Koça
Bujar Sheshi
Hysen Keta
Isa Jata
Kostaq Beluri
Olsian Çela
Kandidatët nga Prokuroria e Apelit për vendet vakante që i takojnë shkallës së dytë të gjyqësorit, KLP ka kualifikuar gjithashtu 9 kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm:
Afërdita Ndoi
Altin Binaj
Arben Qosja
Arta Marku
Etien Kapo
Genti Xholi
Gjon Fusha
Irma Balli
Kleanth Zeka
Kjo listë i hap rrugë shortit që zhvillohet zakonisht në Presidencë në fillim të muajit dhjetor. KED është një organ kyç kushtetues, përgjegjës për verifikimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.







