Tre kandidatura kanë shprehur interes për të udhëhequr Institutin e Statistikave në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, Elsa Dhuli, e cila rikandidon për këtë post, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado kanë shpalosur eksperiencën e tyre dhe vizionin për të ardhmen e këtij institucioni.
Elisa Dhuli, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:
“Sfidë është reforma territoriale, program i ri 5 vjeçar që shërben si udhëzues për inovacionin dhe na orienton për një zhvillim dhe drejtim në periudhat e ardhshme. Një kornizë ligjore të përditësuar, mbajtësit privat të të dhënave janë nevojë, sisteme moderne dhe investime në digjitalizim për procesin e prodhimit dhe komunikimit të statistikave”.
Ledjon Shahini, Kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të INSTAT:
“Vizioni im mbështetet në tre shtylla kryesore. Standardizimi i prodhimit të të dhënave, transformimi digjital dhe modernizimi i proceseve dhe transparenca dhe ndërveprimi me përdoruesit.”
Lantona Sado, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:
“Fushat në të cilat unë besoj të drejtohen energjitë dhe burimet janë të ndryshme por ndërlidhen me njëra tjetrën, rivlerësimi i fushëveprimit të statistikave dhe administrimi i të dhënave. Investimi në teknologji dhe infrastrukturë të përmirësuar. Fuqizimi i burimeve njerëzore dhe optimizmi i burimeve financiare. Forcimi i bashkëpunimeve dhe i ndërkombëtarizimit”.
Drejtuesi i Institut të Statistikave ka një mandat 5 vjeçar dhe me të drejtë riemërimi një herë. Nga nëntori 2020, INSTAT është drejtuar nga Elsa Dhuli.







