HomeRajoniNë vendin ku ndodhi sulmi një vit më parë, dëmtohet sërish kanali...

Në vendin ku ndodhi sulmi një vit më parë, dëmtohet sërish kanali i Ibër-Lepencit, policia e Kosovës nis hetimet

Advertismentspot_img

Është dëmtuar me mjete të forta nga persona të panjohur një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mes datave 22-25 nëntor të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Policia deklaron  po ashtu se dëmi është bërë pikërisht në (by-pass), në vendin ku ka ndodhur sulmi një vit më parë.

“Zubin Potok  22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në Varage ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, sulm ky i cili ishte dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të QUINT-it.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular