HomePolitikePërmbytjet si pasojë e motit të keq, Rama: Vijon riparimi i argjinaturave...

Përmbytjet si pasojë e motit të keq, Rama: Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës mbrojtëse

Advertismentspot_img

Përmbytjet e tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të dënuara dhe daljes nga shtrati i lumenjve ka sjellë problematika në vend. Për përballimin e situatës vijon puna me riparimin e argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet ku shkruan se “ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkëpunim të ngushtë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe të zonave të prekura”.

Punimet në terren përfshijnë ndërhyrje në lumin Devoll, lumin Dunavec, lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, si dhe riparimin e kanalit kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, si dhe riparimin e urës së Belit-Metoq. Përveç kësaj, batalioni i Xhenios ka ndërhyrë në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë, për të përforcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës ujitëse.

Kryeministri thekson se veprimet e ndërmarra synojnë parandalimin e rrezikut për banorët dhe sigurimin e zonave më të prekura, duke garantuar menaxhimin efektiv të situatës pas motit të keq.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular