HomeSocialeReshje shiu me intensitet të lartë, kush janë zonat me rrezik të...

Reshje shiu me intensitet të lartë, kush janë zonat me rrezik të lartë për përmbytje! Ja parashikimi i motit për sot

Advertismentspot_img

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan priten reshje intensive.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Rreziku nga përmbytja

Do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 13 °C

në vendet e ulëta: 11 / 12 °C

në vendet malore:  6 / 8 °C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular