HomeKryesoreShqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Advertismentspot_img

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për talentet e reja. Në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025, vendi ka rënë me 7 pozicione, në vendin e 63-të, duke treguar përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve.

Në edicionin e 11-të të këtij viti, indeksi mat se si vendet zhvillojnë, tërheqin dhe mbajnë talentet në të gjitha grupet e të ardhurave.

Raporti, me temën “qëndrueshmëria në epokën e trazirave”, renditi 135 ekonomi në mbarë botën në bazë të 77 treguesve, si aftësitë e buta (soft skills) dhe përqendrimi i talentit në fushën e inteligjencës artificiale, të grupuara në gjashtë shtylla kryesore.

Një nga shtyllat ku Shqipëria performon më dobët është “Aftësitë adaptive dhe njohuritë e avancuara”. Vendi renditet në pozicionin 78, një nga më të ultat në nivel europian.

Me vetëm 22.19 pikë, Shqipëria shfaq dobësi të theksuara në aftësitë digjitale, përqendrimin e talenteve në AI dhe aktivitetin akademik e shkencor.

Shqipëria ka rezultate të dobëta në:

  • aftësitë digjitale të popullsisë (vend 84)
  • përqendrimin e talenteve në fushën e inteligjencës artificiale (vend 66)
  • zhvillimin e software-it / programeve kompjuterike (vend 97, ndër më të ultat globalisht)
  • krijimin e bizneseve të reja (vend 89)
  • artikujt shkencorë dhe prodhimin akademik (vend 89)

Këta tregues konfirmojnë një hendek të madh midis kërkesës së tregut për aftësi të avancuara dhe ofertës reale të kapitalit njerëzor. Shqipëria mbetet prapa në inovacion, ekonomi të njohurive dhe teknologji, duke kufizuar aftësinë e saj për të konkurruar në sektorët me vlerë të lartë të shtuar.

Në shtyllën “Attract”, që mat aftësinë e një vendi për të tërhequr talente, Shqipëria rezulton sociale dhe e hapur, por jo atraktive për talentet e larta. Vendin e favorizojnë përfshirja sociale, barazia gjinore, mobiliteti social dhe rregullat e hapura për investitorët.

Megjithatë, Shqipëria mbetet e dobët në tërheqjen e profesionistëve dhe talenteve të huaja. Vendi thuajse nuk tërheq studentë ndërkombëtarë, për shkak të renditjes së ulët të universiteteve, mungesës së programeve në anglisht dhe infrastrukturës akademike të dobët.

Shqipëria nuk po arrin të sjellë as talente të kthyera nga jashtë; migracioni mbetet kryesisht “brain drain”.

Shtylla “Grow”, që mat zhvillimin e aftësive, është pika më e dobët e Shqipërisë në indeks. Arsimi mbetet i dobët, me rezultate të ulëta në shkencë dhe matematikë, nivele të pakta regjistrimi në arsimin profesional dhe universitar, si dhe mungesë trajnimesh gjatë gjithë jetës.

Universitetet kanë ndikim minimal në kërkimin shkencor dhe nuk prodhojnë aftësi të avancuara, ndërsa hendeku i madh në aftësitë digjitale dhe teknike kufizon krijimin e talenteve të reja dhe aftësinë e ekonomisë për të konkurruar./Marrë nga Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular