HomeKulture20 vjet iso-polifonia shqiptare në UNESCO – Pasuri e folklorit, që vijon...

20 vjet iso-polifonia shqiptare në UNESCO – Pasuri e folklorit, që vijon të jetojë 

Advertismentspot_img

Gjirokastra ka shënuar 20-vjetorin e futjes së këngës iso-polifonike në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s me një sërë aktivitetesh dhe eventesh artistike.

Jam shumë i emocionuar dhe krenar që këtë ditë po e trashëgoj brez pas brezi”, u shpreh këngëtari popullor, Alvaro Çenko.

Kënga polifonike për mua është shumë e bukur dhe jemi mbledhur me shokët për të kënduar këngë polifonike dhe shpresoj që të vazhdoj”, tha Shkëlqim Guce, këngëtar popullor.

Në 25 nëntor të vitit 2005, kënga polifonike u njoh zyrtarisht si një Pasuri Botërore Jomateriale, një vlerësim i merituar për traditën shekullore që ka mbijetuar ndër breza falë interpretuesve dhe bartësve të saj.

Këto aktivitete dhe njohja e polifonisë së zonave të ndryshme, i japin asaj peshën dhe statusin e duhur. Polifonia është një nga yjet e artit e folklorit shqiptar.

Kjo trashëgimi që quhet polifoni i ka rrënjët aq të thella sa dhe njeriu. Mund ta quaj epiqendra e polifonisë Gjirokastrën”, tha  Elsion Myrtaj, këngëtar popullor.

Tradita e këngës polifonike vijon të ruhet falë përkushtimit të këngëtarëve popullorë, të cilët po e përcjellin tek të rinjtë duke mbajtur të gjalla vlerat e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular