HomeKryesoreÇfarë po ndodh në PD, nis "kryengritja" ndaj Berishës? Më të votuarit...

Çfarë po ndodh në PD, nis “kryengritja” ndaj Berishës? Më të votuarit nga baza, mblidhen në takim për 3 orë. Të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti, Gjunkshi…

Advertismentspot_img

Kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave u mblodhën për rreth tre orë për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.

Pjesëmarrësit kanë qenë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu me që rezultati e nxori të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave, Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Cela më i votuari Qarku Fier, Qani Xhafa i Elbasanit, Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër, Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër, Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër, Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat, Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fituesit e primareve.

Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.

Mësohet se diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” thanë burimet nga takimi.

Ky takim vjen në një moment kur në bazën e demokratëve janë shfaqur hapur pakënaqësitë për mënyrën se si po bëhet opozitë, por edhe humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular