HomePolitike“Non gratat" në Greqi, mes tyre dhe Aulon Kalaja, deputeti i PS...

“Non gratat” në Greqi, mes tyre dhe Aulon Kalaja, deputeti i PS kërkesë Athinës: Na jepni listën me emrat që nuk ju lejohet hyrja dhe arsyet ligjore të vendimmarrjes

Advertismentspot_img

Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar.

Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.

Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi.  Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.

“Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.

Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.

Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular