HomeKulturePërkujtohet në 65-vjetorin e lindjes Xhevdet Ferri, ikonë e kinematografisë shqiptare

Përkujtohet në 65-vjetorin e lindjes Xhevdet Ferri, ikonë e kinematografisë shqiptare

Advertismentspot_img

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kujtoi sot, në 65-vjetorin e lindjes, aktorin Xhevdet Ferri, një prej emrave më të dashur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Me një karrierë të pasur, role të paharrueshme dhe një prani që e mbushte skenën e ekranin me ndjenjë, forcë dhe finesë, Xhevdet Ferri mbetet një prej ikonave që kanë lënë gjurmë të thella në kulturën shqiptare.

“Publiku e kujton me mall, ndërsa arti shqiptar e ka të gdhendur emrin e tij në historinë e vet. Sot e kujtojmë me respekt, mirënjohje dhe mall atë artist që na dhuroi emocione të vërteta dhe personazhe që jetojnë ende në kujtesën kolektive”, theksohet në një postim në rrjetet sociale nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta më 16 janar 2020 në moshën 59-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Gjatë karrierës së tij artistike interpretoi rreth 30 role në teatër dhe kinema, por ishte ekrani i kinemasë ai që do ta bënte edhe më të njohur për publikun. Në kinema ai u përkushtua dhe shkëlqeu me talentin e tij duke interpretuar edhe më shumë personazhe se në teatër.

Mes roleve të shumta që interpretoi në kinematografi, mund të përmendim rolin e Trimit te “Përrallë nga e kaluara”, më 1987; rolin e Sakos te “Dasma e Sakos”, më 1998; Martinin tek “Treni niset në shtatë pa pesë”, 1988; shoferin e kamionit te “Gjoleka – djali i Abazit”, 2006; Gjonin tek “Vitet e pritjes”, 1989; Gorin te “Dhe vjen një ditë”, 1986; Agronin te “Hije që mbeten pas”, 1985; Palin te “Besa e Kuqe”, 1982; Petritin te “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, 1984; Astritin te “Gjurmë në kaltërsi”, 1981; Benin te “Era e ngrohtë e thellësive”, 1982 e të tjerë.

Interpretimi i tij i fundit ka qenë në filmin “Delegacioni”, në vitin 2018.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular