HomeRajoniShënohet Dita e Forcës në Kosovë – “FSK, pasardhëse e UÇK-së, garanci...

Shënohet Dita e Forcës në Kosovë – “FSK, pasardhëse e UÇK-së, garanci për mbrojtjen e vendit”

Advertismentspot_img

“Forca e Sigurisë së Kosovës është garancia për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pasardhëse e UÇK-së”. Kështu deklaruan krerët e shtetit të Kosovës, ndërsa morën pjesë në aktivitetin e FSK-së për të shënuar “Ditën e Forcës”.

“Ushtria jonë e sotme është pasardhëse e denjë dhe krenare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E djemve dhe vajzave të cilët vunë themelet e lirisë sonë, kurse sot këta djem dhe vajza që i shihni na bëjnë krenar jo vetëm brenda vendit, por edhe kudo që ata shërbejnë… Jemi krenarë me punën e tyre dhe Ata janë garancia më e fuqishme së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe mbrojtjen e shtetësisë sonë dhe mbrojtjen e çdo qytetari të Kosovës”, tha presidentja Vjosa Osmani.

“Është një vazhdimësi e një historie të lavdishme të popullit tonë dhe trashëgimi e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi krenarë që FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në vend, kjo për shkak të një pune të shkëlqyer dhe përkushtimit të tyre për sigurinë”, tha Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

 “Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në këto katër vitet e fundit. Më përpara ushtria jonë ka pasur vetëm automatik dhe revole. Kjo do të thotë se ka qenë më pak e pajisur se vet Policia e Kosovës. Ndërkaq, tani është e pajisur me teknologji moderne dhe kjo sa vjen e shtohet, meqenëse tani kemi më shumë se dyfishim të çizmeve në tokë të ushtarëve tanë dhe syve në qiell për shkak se e kemi pajisur ushtrinë me dronë dhe do të kemi së shpejti edhe fabrikën e municionit dhe prodhimit të dronave ‘made in Kosova’. Në veçanti duhet theksuar sistemin anti-tank Javelin nga SHBA-ja. Jemi në proces që të marrim edhe helikopterë Black Hawk nga SHBA-ja. Ky është momenti që t’i falënderojmë aleatët tanë, në veçanti SHBA-të, që na qëndrojnë pranë me armatime dhe municion”, tha Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Forca e Sigurisë së Kosovës hapi dyert për publikun, ku ekspozoi kapacitetet e saj ushtarake. Mes vizitorëve të shumtë, u vu re interesi i nxënësve nga shkollat fillore. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular