HomeRajoni“Sofra e Pavarësisë” në Shkodër/ Spiropali pret Osmanin: Këtu jeni në shtëpinë...

“Sofra e Pavarësisë” në Shkodër/ Spiropali pret Osmanin: Këtu jeni në shtëpinë tuaj! Objektivi, flamuri i 28-të në BE

Advertismentspot_img

Në prag të 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Shkodra është kthyer në epiqendrën e festimeve mbarëkombëtare, duke bërë bashkë përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan sot qytetarëve në aktivitetin tradicional “Sofra e Pavarësisë”, në një atmosferë festive kuqezi.

Shkodra, simbol i unitetit

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Spiropali e cilësoi kryeqendrën e veriut si një bastion të shqiptarizmës.

“Sot shumë më shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar,” u shpreh ajo.

Duke iu drejtuar Presidentes Osmani, Spiropali theksoi se kufijtë shtetërorë nuk e ndajnë ndjesinë e përkatësisë së përbashkët.

“Sofra e shqiptarit i përket mikut. Por ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj,” tha Spiropali.

Zotimi për integrimin evropian

Përtej simbolikës festive, fjalimi i Ministres së Jashtme u fokusua tek objektivi strategjik i Shqipërisë. Ajo përdori simbolikën e datës 28 Nëntor për të projektuar të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian.

“Zotimi ynë më i madh, në këtë 28 Nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28-të që valëvitet krenar në Bruksel,” deklaroi Spiropali.

Ajo shtoi se aspirata shekullore e shqiptarëve është më pranë se kurrë, por realizimi i saj kërkon këmbëngulje në rrugën e reformave.

“Për ta bërë realitet, duhet të vazhdojmë me kokëfortësi rrugën e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e ekonomisë dhe afrimin e standardeve tona me ato europiane,” përfundoi Ministrja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular