HomeBotaErdogan i kënaqur pas takimit me Papën Leon XIV: Dakordësi për paqe,...

Erdogan i kënaqur pas takimit me Papën Leon XIV: Dakordësi për paqe, drejtësi dhe mbrojtje të migrantëve

Advertismentspot_img

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur kënaqësinë për takimin e sotëm me Papën Leon XIV, të cilin e cilësoi “shumë konstruktiv”, në një postim në rrjetet sociale.

Erdogan theksoi se të dy palët ndajnë të njëjtin qëndrim për sfidat globale, duke përfshirë konfliktet, krizat humanitare, varfërinë, padrejtësinë dhe ndryshimet klimatike. “Ne pajtohemi për një qasje që mbron paqen, vendos drejtësinë në qendër dhe mbështetet te mëshira,” shkroi ai

Gjatë bisedimeve, kreu i shtetit turk tha se diskutuan çështje që lidhen me “ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit”, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së personave të detyruar të migrojnë dhe eliminimin e shkaqeve që i shtyjnë drejt largimit.

Erdogan vlerësoi faktin që vizita e parë jashtë vendit e Papës Leon XIV pas marrjes së detyrës u zhvillua në Turqi, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe kontribut për paqen globale.

Ai shprehu shpresën që bisedimet “të sjellin dobi për mbarë njerëzimin”, ndërsa përcolli urime për paqe dhe mirëqenie për botën katolike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular