HomeKultureSi shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut! Pse njohja e Shqipërisë nga...

Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut! Pse njohja e Shqipërisë nga SHBA erdhi vetëm më 1922/Nga Fred Abrahams

Advertismentspot_img

Nga Fred Abrahams

Libri i ri i Fron Nahzit, Pushtet, identitet dhe politikë: një vështrim kritik mbi Lëvizjen Shqiptaro-Amerikane ofron diçka të rrallë: një studim mbi lobimin e një grupi etnik; studimi është teorik pa u bërë i thatë, historik pa u bërë bajat dhe personal deri në një farë mase, pa rënë në botën e kujtimeve apo përgëzimeve të vetvetes

Historia shqiptaro-amerikane është diçka në të cilën Nahzi ka jetuar vetë, e ka studiuar dhe analizuar për dekada dhe shumë pak njerëz janë në pozicion më të mirë se ai për të treguar këtë histori, një histori të cilën ai e paraqet me njohuri të thella, anektoda dhe herë pas here, me shaka të këndshme.

Rezultati i të gjithë kësaj është studimi më serioz dhe tërësor deri më sot mbi bashkësinë e shqiptarëve të amerikës: se si anëtarët e saj arritën atje, si u organizuan dhe si u përpoqën të ndikojnë politikën e SHBA-ve drejt Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë ndaj rajonit të Ballkanit. Siç shkruan Nahzi: Shtetet e Bashkuara i dhanë këtyre emigrantëve diçka që atdheu nuk mundej t’ua siguronte. “Lirinë për të advokuar për kauzën e tyre nacionaliste… pa frikën se do të përndiqeshin nga shteti”:

Gjithsesi glorifikimi nuk është qëllimi i librit. Bashkësisë nuk i mungojnë njerëzit që pretendojnë se kanë ndryshuar politikën e Uashtingtonit në çaste kritike, duke përmbysur diktatorë dhe duke mobilizuar forcat e NATO-s. Nahzi i kundërvihet këtyre miteve duke shpjeguar realitetit politike dhe interesat amerikane në kohën përkatëse, duke u mbështetur te kërkimi në arkiva, intervista dhe vëzhgime personale – ndërkohë që vlerëson aktivizmin këmbëngulës që me të vërtetë pati rëndësi.

Një dokument i vitit 1986
Një dokument i vitit 1986: A ishte pavarësia e Kosovës pjesë e një strategjie amerikane shumë më herët se sa të bëhej kauzë për shqiptarët? Prova të reja sugjerojnë se mund të ketë qenë kështu. Më 1986, Uashingtoni hartoi një plan sekret të quajtur “Republika e Kosovës 2000”. Sipas planit, një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe e udhëhequr nga shqiptaro-amerikanët do të lobonte në Kongres dhe në Departamentin e Shtetit për të shtyrë Kosovën drejt statusit të republikës. Kjo ishte një iniciativë jo e shtyrë nga e drejta për vetëvendosje se sa nga gjeopolitika, një mënyrë për të ndëshkuar Beogradin për lidhjet e qevrisë jugosllave me Muamer Gedafin dhe terrorizmin libian. Ironia është që as në Kosovë dhe as në SHBA nuk kishte shumë shumë shqiptarë që po flisnin për një republikë.

Për të shpjeguar historinë e këtij komuniteti, ai përqendrohet në tri kauza madhore politike që frymëzuan aktivizmin e shqiptaro-amerikanëve që nga mesi i shekullit të 19, kur emigrantët relativisht të varfër dhe të paarsimuar hasën bashkësitë më të vjetra dhe me rrënjë më të forta të italianëve, serbëve e grekëve.

Kauza e parë i përket fillimit të viteve 1900 dhe konsistonte në nxitjet për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar pas Luftës së Parë Botërore. Kjo kauzë u përball me vështirësi të mëdha. Një memo e vitit 1919 për presidentin Woodrow Wilson hidhte poshtë idenë e një Shqipërie të pavarur si një “entitet politik që me shumë gjasa do të jetë i padëshirueshëm”. Pjesë të mëdha të tokave të banuara nga shqiptarët iu dhanë Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.    .

Kauza e dytë madhore u shfaq gjatë Luftës së Ftohtë me lëvizjen anti-komuniste. Nga viti 1949 deri në vitin 1956, SHBA dhe Britania ndërmorrën operacione sekrete duke përdorur të arratisurit nga Shqipëria – përpjekje që dështuan për shkak të planifikimit të keq, kontrollit të rreptë të vendit nga regjimi komunist dhe tradhëtisë së agjentit të dyfishtë britanik Kim Philby. Më shumë se 200 shqiptarë që u hodhën me parashutë në Shqipëri u kapën ose u vranë.

Qeveria amerikane më vonë krijoi Komitetin për Shqipërinë e Lirë, pjesë e një fushate më të gjerë për të luftuar komunizmin nëpër të gjithë bllokun sovjetik. Anëtarë të bashkësisë shqiparo-amerikane, shumë prej të cilëve ishin nga veriu i Shqipërisë dhe antikomunistë të fortë, luajtën rol kyç në këtë, duke kontrolluar më shumë se 10 mijë familje për emigrim në SHBA, përfshirë familjen e Nahzit.

Mbështetja për Berishën

Ndërsa glasnosti dhe perestrojka fituan terren dhe diktatura shqiptare u lëkund, diaspora u bë edhe një herë e rëndësishme në Uashington, duke ofruar të dhëna për një vend që kishte qenë i mbyllur hermetikisht që prej dekadash. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më 1990, Departamenti i Shtetit nuk dispononte një flamur shqiptar për ceremoninë.

Diaspora mbështeti Sali Berishë, udhëheqësin karizmatik të Partisë Demokratike, një parti e sapokrijuar, ndërsa Berisha u bë president i vendit. Zelli i tij anti-komunist dhe rrënjët e tij nga veriu  i kishte të  përbashkëta me shumë anëtarë të diasporës. Këto vunë në hije shërbimin e tij të gjatë në sistemin komunist si dhe prirjet autoritariste që shfaqi shpejt pasi mori pushtetin.

Siç vëren Nahzi, mbështetja që bashkësia shqiptaro-amerikane i dha Berishës, pavarësisht tendencave të tij jodemokratike, ishin pjesë e një tendence më të gjerë. Shqiptaro-amerikanët shpesh thirrën në ndihmë arsyet morale dhe të drejtat e njeriut për të argumentuar në mbështetje të ndërhyjes amerikane; (ata citonin doktrinën e Wilson për vetëvendosje të kombeve për Pavarësinë e Shqipërisë apo vinin në duke krimet e luftës në Kosovë); megjithatë, ata shpesh dështuan të mbajnë përgjegjës udhëheqësit e vendit të tyre për këto standarde.

Trakt nga CIA: në vitet 1950, shumë përpara emaileve dhe postimeve virale në mediat sociale, qeveria amerikane bënte fushatat e saj me mesazhe nga qielli. Mes viteve 1950 dhe 1956, në partneritet me Komitetin Shqipëria e Lirë, Uashingtoni ndërmorri një program për bombardimin me trakte nga ajri në përpjekje për të minuar regjimin komunist shqiptar. Qindramijëra fletushka u hodhën nëpër Shqipëri, duke u tallur me komunistët dhe duke nxitur shqiptarët të rebeloheshin. Në një prej fletushkave shkruhet: Kjo kafshë i përngjet një gomari por me qenë se nuk është shkrojtur në partinë komuniste nuk është e këtillë. Fushata dhe plani në tërësi dështoi. Nuk ka të dhëna që fletërrufetë të kenë arritur te publiku. Ironikisht, Mbreti Leka, monarku shqiptar, tentoi një fushatë të ngjashme më 1982 duke lëshuar ballonë nga Italia por edhe në këtë rast fletërrufetë përfunduan në det.
Trakt nga CIA: në vitet 1950, shumë përpara emaileve dhe postimeve virale në mediat sociale, qeveria amerikane bënte fushatat e saj me mesazhe nga qielli. Mes viteve 1950 dhe 1956, në partneritet me Komitetin Shqipëria e Lirë, Uashingtoni ndërmorri një program për bombardimin me trakte nga ajri në përpjekje për të minuar regjimin komunist shqiptar. Qindramijëra fletushka u hodhën nëpër Shqipëri, duke u tallur me komunistët dhe duke nxitur shqiptarët të rebeloheshin.
Në një prej fletushkave shkruhet: Kjo kafshë i përngjet një gomari por me qenë se nuk është shkrojtur në partinë komuniste nuk është e këtillë.
Fushata dhe plani në tërësi dështoi. Nuk ka të dhëna që fletërrufetë të kenë arritur te publiku. Ironikisht, Mbreti Leka, monarku shqiptar, tentoi një fushatë të ngjashme më 1982 duke lëshuar ballonë nga Italia por edhe në këtë rast fletërrufetë përfunduan në det.

Kauza e tyre e madhe finale ishte Kosova. Diaspora u mobilizua duke ndërgjegjësuar faktorët politikë mbi represionin e viteve 1980 dhe krimet e viteve 1990, duke ndihmuar për të ngritur momentumin politik për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. Ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës u rrit në famë, shqiptaro-amerikanët intensifikuan përpjekjet për grumbullimin e ndihmave përmes fushatës “Atdheu thërret” ndërsa disa qindra të rinj u bashkuan me “Brigadën e Atlantikut” për të luftuar.

Përgjatë këtyre epokave, vëren Nahzi, diaspora u shfaq më e fortë në kohë krizash, të cilat gjeneruan një qëllim të përbashkët  – formimin e shtetit, anti-komunizmin dhe luftën. Këto sfida fuqizuan solidaritetin që mbushi ndasitë brenda komunitetit, të tilla si krahina, feja apo bindjet politike.

Ky bashkim në përgjithësi sot nuk ekziston. Në lidhje me Kosovën, ku problemi i statusit vijon të mbetet i pazgjidhur, vëmendja e bashkësisë shqiptaro-amerikane është pakësuar ose është ndarë në axhenda konkurrente. Në Shqipëri, angazhimi gjithnjë e më shumë ushqehet nga interesat financiare. Në të dyja vendet, udhëheqësit politikë synojnë të lidhen me shqiptarë të pasur në SHBA më shumë se sa më gjerë me komunitetin. Shumë grupe lobimi apo advokimi kanë pakësuar aktivitetin ose kanë kaluar në gjendje të fjetur dhe nuk ka shumë ndjesi për prioritetet e atdheut.

Ajo që mungon, vëren Nahzi, është angazhimi afatgjatë për demokracinë dhe problemet që shkojnë përtej vijave ndarëse: arsim, shtet të së drejtës, ndërtimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit. Diaspora shqiptare mbështeti fort kauzat e rëndësishme të pavarësisë dhe rezistencës por ka investuar më pak, thotë ai, në vlerat dhe strukturat e nevojshme për të siguruar qeverisje demokratike, mirëqenie dhe stabilitet afatgjatë.

Libri i Fron Nahzit u publikua nga Routledge

MARRE NGA BIRN

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular