HomeRajoniGjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – Procesi i tej zgjatur gjyqësor...

Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – Procesi i tej zgjatur gjyqësor pritet të përfundojë pranverën e vitit të ardhshëm

Advertismentspot_img

Një proces të tej zgjatur dhe me mungesë transparence e kanë cilësuar analistët gjyqin ndaj ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish krye parlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish deputetit Rexhep Selimi që po vijon në dhomat e specializuara të Kosovës. Megjithatë ata shprehen, se gjykata speciale mund të shqiptojë vendimin pranverën e vitit të ardhshëm.

Ka qenë një gjykim maratonik që ka zgjatur 5 vjet. Ky proces ka pasur edhe shumë seanca të redaktuara për publikun, rreth 50 për qind e dëshmitarëve kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë. Shqyrtimet gjyqësore kur janë dëgjuar këta dëshmitarë kanë qenë pjesërisht apo kryesisht të mbyllura për publikun dhe kjo ka ndikuar te cenimi i transparencës dhe publicitetit…Tani rasti ka ardhur në përfundim të procedurës, diku kah fillimi i muajit maj 2026 pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në rastin Thaçi dhe të tjerët”, u shpreh Amer Alija, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Besoj që muaji mars, prill mund të jenë afate kohore kur gjykata mund të dal me një vendim për rastin në fjalë, po flas për shkallë të parë“, thotë Miftaraj.

227 seanca gjyqësore u mbajtën në gjyqin që nisi në prill të 20230it ku u dëgjuan 125 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërsa 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim. Në fillim të shtatorit nisi dëgjimi i shtatë dëshmitarëve të mbrojtjes mes tyre ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin dhe gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s ndërmarrë në 199-ën kundër pozicioneve të ushtrisë dhe policisë serbe. Për Miftaraj, dëshmitë e këtyre dy të fundit shkatërruan narrativën që zyra e Prokurorit të Specializuar kishte ndërtuar për UCK-në

Kualiteti, integriteti, kredibiliteti i dëshmitarëve të ZPS ka qenë i nivelit shumë të ulët në raport me kredibilitetin, integritetin e dëshmitarëve të mbrojtjes…Dëshmitarët e mbrojtjes e shkatërruan narrativen që ka ndërtuar Prokuroria Speciale lidhur me atë se kush e ka udhëhequr UÇK-në, në këtë rast Prokuroria e ka quajtur Hashim Thaçin si komandant të UÇK-së”, theksoi ai.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.  Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza për të cilat të katër ish zyrtarët e lartë janë vetë deklaruar të pafajshëm. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular