HomeEkonomiMbi 48 mld lekë për rrjetin e shpërndarjes - Plani 5-vjeçar i...

Mbi 48 mld lekë për rrjetin e shpërndarjes – Plani 5-vjeçar i investimeve të OSSH, ulje e humbjeve dhe rritje e sigurisë së furnizimit

Advertismentspot_img

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dorëzuar për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin pesëvjeçar të investimeve për periudhën 2023–2027, me një vlerë totale prej mbi 48 mld lekësh. Sipas dokumentit të depozituar, 42.4 mld lekë janë investime nga fondet e vetë OSSH-së, ndërsa rreth 6 mld lekë vijnë nga projektet me kapital të huaj, të mbështetura nga partnerë financiarë si KfW, BERZH dhe Kooperacioni Italian.

Ky është një nga programet më të mëdha të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe synon rritjen e sigurisë së furnizimit, uljen e humbjeve dhe modernizimin teknik të infrastrukturës në të gjithë vendin. Në krahasim me planin e mëparshëm të depozituar pranë ERE-s, plani i përditësuar i investimeve me fonde të vetë kompanisë është gati 50% më i lartë.

Sipas relacionit shoqërues, OSSH synon rritjen e kapaciteteve të nënstacioneve ekzistuese si dhe ndërtimin e nënstacioneve të reja, për të përballuar rritjen e kërkesës dhe ngarkesës në rrjet.

Pjesa më e madhe e investimeve do të fokusohet në ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe të ulët, me 52.4% të fondeve të planifikuara të OSSH. Ndërkohë që, 33% e fondeve shkojnë për ndërtimin apo rikonstruksionin e linjave dhe nënstacioneve elektrike të temsionit të lartë. Një komponent tjetër kyç është modernizimi teknologjik ku ndër të tjera përfshihen investimet në sistemin e matjes.

Sa i përket investimeve me kapital të huaj, për periudhën 2023–2027 janë planifikuar projekte në vlerë rreth 6 mld lekë, përfshirë zgjerimin e sistemit SCADA, rikonstruksionin e nënstacioneve 110 kV në rajonet Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e nënstacionit të Kamzës.

OSSH thekson se plani 5-vjeçar është strategjik për zhvillimin e sektorit të shpërndarjes, duke mbështetur objektivat kombëtare për sigurinë e furnizimit, digjitalizimin e rrjetit dhe përgatitjen për integrimin më të thellë në tregjet rajonale të energjisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular