HomeKronikeVIDEO/Përplasje e fortë te Pallati me Shigjeta, vajza me biçikletë i del...

VIDEO/Përplasje e fortë te Pallati me Shigjeta, vajza me biçikletë i del përpara autobusit, përfundon në spital

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq në kryqëzimin e Delijorgjit, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”.

Autobusi, që po lëvizte me shpejtësi drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat, të cilat transportuan në spital ciklisten dhe drejtuesin e autobusit. Të dy raportohet se kanë qenë të ndërgjegjshëm gjatë marrjes së ndihmës së parë.

Policia ndodhet në zonë dhe po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular