HomeKulturePublikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64. Ja ku mund të...

Publikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64. Ja ku mund të klikoni për t’i dëgjuar

Advertismentspot_img

Pritjes i erdhi fundi! Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar sonte në mbrëmje, në kanalin zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës.

Organizatorët e Festivalit kanë njoftuar në rrjetet sociale se gjithçka është gati, ndërsa këngët do të jenë tashmë një refren i përditshëm i fansave te cilët mezi prisnin të dëgjonin këngët e artistëve të tyre të preferuar.

Emrat e rikthyer, surprizat, debutimet dhe prurjet e reja zbulohen njëherësh, duke ndezur atmosferën dhe emocionin drejt 4 netëve të Festivalit të fundvitit, i cili do të mbahet nga data 17 deri në datën 20 dhjetor.

Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkurruese, në natën e tretë do vijojë të ruhet tradita e nostalgjisë, ndërsa nata e katërt është edhe nata finale, kur njëri prej artistëve konkurrues do të shpallet fitues si edhe do të ketë mundësinë që të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Publikimi i këngëve shënon kështu nisjen zyrtare të garës muzikore më të rëndësishme të vitit, e cila këtë dhjetor pritet të sjellë emocione, energji dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistët pjesëmarrës.

Të gjithë sytë janë nga RTSH, ku publiku mund të njihet tashmë me krijimet që do të garojnë për trofeun e madh.

Të gjitha këngët mund t’i dëgjoni duke klikuar këtu

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular