HomeKryesoreTkurret protesta e PD/Berisha me avazin e vjetër zotohet para demokratëve: Me...

Tkurret protesta e PD/Berisha me avazin e vjetër zotohet para demokratëve: Me Ramën kryeministër nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës demokrate përpara kryeministrisë nga ku përsëri tashmë tezën e vjetër, se PD nuk do hyjë më në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Ndërkohë, Berisha ftoi demokratët që të hënën e radhës të mblidhen sërish për foltoren e radhës përpara kryeministrisë.

Pjesë nga fjala e kryedemokratit Sali Berisha:

Rama qeveris me drogën. Parlamenti është përfaqësuesi juaj. A do lejojmë ta përdorë ky si po e përdor? Jo kurrë. Koha është e jona. Këtyre u ka ikur koha. Koha e tyre është një kohë e zezë. Duhet të shkojnë për të zezat që u kanë bërë shqiptarë. Vendimet e diktuara të GJK do i paguash shumë shtrenjtë. Nuk jemi ne që presim nga një prokuror nga një gjykatës shpëtimin. Jemi shumë do jemi më shumë, dhe nuk heqim dorë deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria. Pse shemben rrugët? Çdo tullë e pallatit në Panjë të Linda Ramës është vjedhur te ju, pronari i firmës ka ndërtuar Qukës-Qafë Plloçë, që u shemb.

E ndërtoi me çmim të pesëfishtë. E shihni sa keni ndërtuar pallatin. Dhjetë më shtrenjtë keni paguar sarajet e Surrelit. 36 mijë euro paguani shishen e verës së sulltanit. Sheshin nuk e lëshojmë. Kemi hyrë në betejë vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votë nuk iafalim kurrë. Fitorja është e jona, të ardhme nuk ka. Liritë tuaja do triumfojnë përsëri. Të hënë tjetër përsëri këtu. Në çdo të hënë do e nisim javën me betejë. Kundër kryehajdutit të kombit, është rruga drejt fitores.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular