HomePolitikeAvokati i Popullit/Zbardhet lista me 6 emra që kanë dorëzuar firmat në...

Avokati i Popullit/Zbardhet lista me 6 emra që kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar në seancë plenare

Advertismentspot_img

Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Raportohet se ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.

Lista është:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.

“Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës opozita propozon deri në gjashtë kandidatë të përzgjedhur prej saj nga lista e aplikantëve, dhe shumica zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.

Sipas kësaj formule, nga këta tre kandidatë opozita vendos një prej tyre për ta votuar në seancë me konsensus.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular