HomeKryesoreÇështja Ballku, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për ankimimin e qeverisë me 4...

Çështja Ballku, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për ankimimin e qeverisë me 4 dhjetor

Advertismentspot_img

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO.

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e enjte, në 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim.
Kujtojmë se Kolegji i Kushtetueses u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin e Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese sqaroi më herët se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular