HomePolitike“Demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim komisionet”, anëtari i...

“Demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim komisionet”, anëtari i PD ia thotë hapur Berishës: Kollaj të jesh në opozitë me rrogë deputeti!

Advertismentspot_img

Kreu i PD Sali Berisha po mban turin e foltores, ku sot ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 9 në Tiranë.

Ai ka renditur problematikat me të cilat sipas tij po përballet sot Partia Demokratike.

“Pika e parë, llogaridhënia e deputetëve sipas zonave në dështimin e tyre në fushatë dhe zgjedhje. Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim,. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën. Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë.

Analizë që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja pse demokratët janë të pa motivuar, me zor po mbushim komisionet”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular