HomePolitike“Foltoret na kanë hallakatur”/Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e...

“Foltoret na kanë hallakatur”/Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e veta dhe raportin me demokratët. Të mësohemi të jemi koherentë

Advertismentspot_img

Ish-deputeti demokrat, Keltis Kruja ka reaguar sot lidhur me foltoren e organizuar nga PD-ja para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kruja shprehet se nuk ka asgjë të keqe që bëhen organizime të tilla, por sipas tij, thelbi është te koherenca.

Kruja thekson se problemi më i madh në këto momente është te raporti i PD-së me të vërtetat e veta dhe te raporti i vërtetë me demokratët.

“Tani, sinqerisht, me këto foltoret na keni hallakatur fare. Nuk kam asgjë kundër askujt që do të bëjë takime me demokratët, aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo që ka teza për të diskutuar mbi situatën ku ndodhet PD. Edhe vetë kam qenë pjesë dhe kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm rezultatin më të ulët në historinë e zgjedhjeve, për të diskutuar me demokratët se çfarë po ndodhte me PD.

Atëherë u quajtëm tradhtarë e të shitur nga pothuajse të gjithë, sepse kundërshtonim Lulin. Pastaj, një palë zgjedhje më vonë, “i shitur” ishte Luli. Por nuk është ky thelbi.

Ne duhet të mësohemi të jemi koherentë. Dhe duhet të mësohemi që nëse kemi të vërteta për të thënë, t’i themi pa bërë llogari. Ajo që është e vërtetë, është e vërtetë, dhe thuhet pavarësisht kostos që mbart. Ky është një nga problemet më të mëdha që ka sot PD: raporti me të vërtetat e veta, dhe raporti real që duhet të ketë me demokratët.

Dhe kjo është arsyeja pse foltoret nuk kanë më kuptim. Sepse Foltorja (ajo e vetmja dhe “e vërteta”) e mbyti energjinë që çliroi, pikërisht ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme sesa emocionet dhe idetë politike që i krijuan ato”,-shkruan Kruja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular