Nga sot, 2 dhjetor, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të arsimit të lartë do të mund të aplikojnë online, përmes e-Albania, për të marrë informacionin mbi statusin e numrit të matrikullimit.
Njoftimin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë kryeministri Edi Rama.
Shërbimi jep informacion në kohë reale për numrin e matrikullimit me një nga statuset:
– Aprovuar
– Në proces
– Refuzuar
Përfshihen të gjithë studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 e në vijim. Ata duhet të përzgjedhin mënyrën e identifikimit në platformë, specifikisht shtetas shqiptar apo i huaj.







