HomePolitikePolitologu Krasniqi: PD në gjendje të paralizuar. Duhet rrugëdalje, mungon analiza e...

Politologu Krasniqi: PD në gjendje të paralizuar. Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë

Advertismentspot_img

Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e opozitës, teksa u shpreh se Partia Demokratike në Shqipëri është në gjendje të paralizuar.

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi u shpreh se një nga rrugëdaljet, është drejtimi për një periudhë njëvjeçare pa përfshirë në krye figura si lideri historik Sali Berisha.

Sipas Krasniqit, brenda PD-së nuk po bëhen analizat e duhura për qëndrimet politike të opozitës, por vetëm takime rutinë.

“Ka një rrugëdalje të opozitës: dialog, drejtim kolegjial e konsensual për një periudhë njëvjeçare, pa përfshirë në krye figura si Sali Berisha apo të tjerë që konsiderohen liderë historikë të PD-së. Ribashkimi në shtator–tetor dhe reformimi programor me qasje perëndimore mbeten domosdoshmëri, ashtu si edhe krijimi i një liste të përbashkët kandidatësh me mbi një të tretën prurje të reja, e vetmja mënyrë për të rikthyer votën refuzuese dhe liberale në vend. PD ndodhet në një gjendje të paralizuar, ku dy organet themelore, Këshilli Kombëtar dhe grupi parlamentar, nuk ushtrojnë asnjë funksion. Ai theksoi se këto dy struktura duhet të përcaktojnë qëndrimet politike të opozitës për zgjedhjet, reformën në drejtësi, raportet ndërkombëtare, demokracinë e brendshme dhe luftën ndaj korrupsionit, por sot ato janë “jashtë loje”. Partitë sajojnë tema të reja, organizojnë takime rutinë dhe flasin për analiza që realisht nuk bëhen. Në rrethe ka vetëm fjalime dhe improvizime. Drejtuesit e sotëm të opozitës i përkasin një kategorie tjetër: “pjesës së milionerëve të Shqipërisë”, të cilët janë komodë me tranzicionin dhe humbjen, pa interes për ndryshim real”,-tha Krasniqi.A2 CNN

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular