HomeAktualitetPrishtina, 9 ditë pa autobusë/ Vazhdon protesta, punëtorët kërkojnë pagat

Prishtina, 9 ditë pa autobusë/ Vazhdon protesta, punëtorët kërkojnë pagat

Advertismentspot_img

Prej nëntë ditësh tashmë, autobusët nuk lëvizin në kryeqytetin e Kosovës. Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga ndërtesa e qeverisë deri tek ajo e Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që konsiderojnë se kjo e fundit e ka ndaj tyre. Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen fondet.

Në 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në këshillin bashkiak të Prishtinës, ku u votua aprovimi i fondeve në vlerë 28 milionë euro. Tani pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari tek komuna, dhe më tej të lejohet shpërndarja e tyre tek transporti publik dhe privat. Mediat vendase thonë se komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Trafiku urban në Prishtinë është bllokuar tashmë që prej 24 nëntorit, duke i detyruar qytetarët të kërkojnë zgjidhje alternative për të shkuar në punë, në shkollë apo në aktivitetet e tyre të përditshme, teksa vazhdon ping-pongu mes nivelit qendror dhe atij lokal se kush është fajtor për situatën e krijuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular