HomeKronikeArrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në...

Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari. Dyshohet se ka qenë ekzekutor

Advertismentspot_img

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. 

Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular