HomePolitikeBujar Leskaj, me kërkesë ne Kuvend: Të shtohet koha për ngritjen e...

Bujar Leskaj, me kërkesë ne Kuvend: Të shtohet koha për ngritjen e problemeve të qytetarëve

Advertismentspot_img

Deputeti Bujar Leskaj ngriti sot shqetësimin se problemet e qytetarëve nuk po trajtohen mjaftueshëm në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Leskaj tha se ka një sërë çështjesh e problemesh që vijnë nga zgjedhësit që vlejnë të diskutohen.

Leskaj kërkoi më shumë kohë në dispozicion për secilin deputet dhe zgjatje të minutazhit që ata të zgjerohen lidhur me këto çështje, teksa u shpreh se nevojiten më shumë seanca të tilla në vijim.

“Kjo është një nga seancat më të rëndësishme. Tani nuk e kuptoj se pse është vendosur të zhvillohet 4 orë, por ju i privoni deputetët që të flasin për problemet e qytetarëve dhe bashkive tona, kur sot më shumë se kurrë ndihet largësia e deputetëve nga zgjedhësit. Nuk dua të paragjykoj, por nëse shqetësimet e tyre nuk ngrihen në Kuvend, nuk ka kuptim. Të jetë të paktën 8 orë. Pastaj drejtuesit e grupeve vendosen në pozitë që të përcaktojnë minutat. Në 612 bashki janë 41 shërbime bazike dhe 70% e ligjeve që zbatohen. Për më tepër që u bë rreth 2-3 muaj që nuk është zhvilluar një seancë e tillë, se ka kohë që nuk po zhvillohet”,- Leskaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular