HomeEkonomiInvestime në rrugë, parkime e ujësjellësa - Buxheti i FSHZH rritet me...

Investime në rrugë, parkime e ujësjellësa – Buxheti i FSHZH rritet me 17%, 19.74 mld lekë të planifikuara për vitin 2026

Advertismentspot_img

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një buxhet prej 19.74 mld lekë për vitin 2026 apo gati 17% më shumë se një vit më parë. Sipas tabelave që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin që vjen, investimet përfshijnë projekte të reja dhe në vijimësi në infrastrukturë rrugore, zhvillimin urban, qendrat multifunksionale, turizmin, etj.  Buxheti për investimet e reja për vitin 2026 është 2.45 mld lekë, apo 12.5% e totalit, ndërsa pjesa tjetër shkon për projekte në vazhdim.

Pjesa më e madhe e fondeve shkon për programe zhvillmi, me 9.8 mld lekë, teksa ndëhyrja në shtresat asfaltike të rrugëve në katër rajonet e vendit është një nga zërat buxhetorë më lartë. Pas tyre renditen investimet në ujësjellësa, si dhe ngritja e infrastrukturës së Kolegjit të Evropës. Ndërkaq, te programet e zhvillimit është parashikuar edhe nisja e projekteve të reja, me një fond total prej 4.85 mld lekë, 1 mld e të cilave për vitin 2026.

Ndërkaq, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të FSHZH-së shkon për infrastrukturën vendore e rajonale, me 7.4 mld lekë të planifikuara. Paketa e ndërhyrjeve për rigjenerimin urban në Rajonin 2, ndërhyrje për rigjenerimin urban e mbrojtje detare në zonën bregdetare, përmirësimi i infrastrukturës së parkimit apo rigjenerimi urban i stokut të banesave janë disa nga projektet më të financuara në këtë program. Ndërkaq, projektet e reja për infrastrukturën vendore e rajonale janë parashikuar në masën 6 mld lekë, 1.2 mld prej të cilave të planifikuara për vitin 2026.

Pjesa tjetër e buxhetit të FSHZH shkon për programin “100 fshatrat”, me 2.5 mld lekë. Edhe për këtë program është parashikuar nisja e projekteve të reja, me një vlerë totale prej 2.7 mld lekë, teksa 200 mln lekë janë të planifikuara për vitin 2026.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular