HomeAktualitetKreun e ri të BKH-së/KLP mblidhet më 9 dhjetor për ta zgjedhur

Kreun e ri të BKH-së/KLP mblidhet më 9 dhjetor për ta zgjedhur

Advertismentspot_img

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për zhvillimin e mbledhjes sa i takon procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit,

KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar.

SPAK e propozoi Ketën për emërim më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian. Vendim që erdhi me përfundimin e procesit të vettingu-t dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në garë ishin shtatë kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Byroja Kombëtare e Hetimit, institucioni që mbështet me hetues Prokurorinë e Posaçme u drejtua për 5 vite nga Aida Hajnaj, e cila mbaroi mandatin e saj më 31 gusht.

Pozicioni mbeti vakant deri më tani, për shkak të vonesave në përfundimin e procesit të verifikimit. Vonesa që lidheshin me pritjen për mbërritjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucionet e ndryshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular