HomePolitike“Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje” - Aulon Kalaja...

“Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje” – Aulon Kalaja kritika Berishës: Duhet analizë në PD

Advertismentspot_img

Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike. Mes këtij grupi ishte edhe ish-kandidati Aulon Kalaja i cili në një intervistë për Report Tv kritikon kreun e PD, Sali Berisha se nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për humbjen e 11 majit. 

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Kalaja tha se një ndër shqetësimet që ai ka ngritur në takim ishte Kodi Zgjedhor, për të cilin thotë se duhet ndryshuar. 

“Do ta quaja forum, jo parti të re, as lëvizje. As fraksion nuk mund ta quaj. Jam munduar që PD me idetë e mia ta kthej më djathtas duke besuar tek konservatorizmi. Ata nuk besojnë tek parimet që unë besoj, se ku duhet të qëndrojë PD. Por, çfarë na lidhi. 

Ne kemi konkurruar në listat e hapura, kemi marrë vota, unë mendoj se ne dhamë eksperiencat tona në problematikat që ngritëm. Dhe duke mos u mbledhur Këshilli prej marsit 2025, krijuam këtij forumi për të diskutuar eksperiencat tona të të gjithë qarqeve. Më ka shqetësuar Kodi Zgjedhor, është kod që duhet hedh në kosh. Ne zihemi, nuk kërkojmë vota kundër PS, por i kërkojmë demokratëve vota kundër njëri tjetrit. Besoj se nuk është i ndershëm në raport me kundërshtarin politik, na fut në arë mes vetes. Unë jam për sistem mazhoritar”, thekson Kalaja. 

Sipas tij, është momenti për një analizë të thellë brenda PD. Sugjerimi i Kalasë, është çdo kandidat që ka garuar më 11 maj, duhet ta masë “peshën” e tij politike me kutinë e vet. Nëse ka humbur edhe në zonën që përfaqëson, Kalaja thotë se nuk duhet të jetë në vijën e parë. 

“Kam nxit lidershipin që të mblidhet këshilli, aty diktohet në mënyrë qytetare shqetësimet që kemi. Është momenti për analizë të thellë të PD nëse duam të jemi kompetitiv, të kthejmë gishtin nga vetja për të krijuar idetë tona se çfarë ndodhi me zgjedhjet e 11 majit. Nuk mund të fshihesh pas gishtit dhe pas një rezultati, unë kam dhënë ide që çdo kandidat duhet të matet me kutinë e vet, nëse ka humb në lagjen e vet ca kërkon në politikë. Ky forum debati ishte i rëndësishëm që ne të japim mendimet tona”, tha Kalaja. 

Kalaja thekson se procesi i analizës do të përcaktojë humbësit kronikë, ndërsa kritika adreson edhe për grupin parlamentar të PD-së për të cilin thotë se e ka humbur kontaktin me bazën. Kalaja shprehet se PD nuk mund të ketë njerëz në protesta nëse përfaqësuesit e saj nuk kthehen në “megafon” të problemeve të qytetarëve. 

“Ne duhet të shohim njëri tjetrin në sy, ne s’jemi takuar, duhet të takohemi dhe të flasim ca bëhet me PD. Procesi i analizës do përcaktojë humbësit kronik dhe prurjet e reja. Kemi një grup që është prodhuar me lista të mbyllura dhe kemi edhe ca njerëz që janë votuar, këta ku do ti çojmë. Grupi parlamentar duhet të shkojë në bazë, s’mund të presim të kemi njerëz në protesta në rast se nuk bëhemi megafoni i qytetarëve. Ka një shkëputje mes bazës dhe grupi të PD. Duhet një gërshetim i grupit dhe njerëzve që janë votuar. Politika do edhe përfaqësim, ne duam të kuptojmë se ku qëndrojmë në këtë realitet politik. Një lidership i mirë duhet të ridimensionojë këtë realitet në PD”, thekson Kalaja. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular