Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Bujar Leskaj ngriti shqetësimin e situatës së përmbytjeve në Vlorë, duke e cilësuar atë si një problem që përsëritet çdo vit për shkak të korrupsionit institucional dhe mungesës së përgjegjësisë nga autoritetet.
Leskaj deklaroi se reshjet e ditëve të fundit treguan qartë se rrjeti i kanalizimeve në qytet është i vjetëruar, i paasfaltuar siç duhet dhe në shumë zona i bllokuar, çka çon rregullisht në përmbytje të Vlorës dhe fshatrave përreth.
Ai solli në vëmendje edhe problematikat me hidrovorin e Vlorës, i cili pavarësisht se është i pajisur me katër pompa, dy me kapacitet të madh dhe dy me kapacitet të vogël, shpesh del jashtë funksionit për shkak të bllokimit nga mbeturinat, duke e bërë të pamundur përballimin e prurjeve të ujit.
Sipas tij, mungesa e mirëmbajtjes së kanalizimeve dhe pajisjeve ka bërë që “lagje të tëra të Vlorës, nga qendra deri në periferi, të përmbyten”.
Leskaj akuzoi qeverinë dhe bashkinë se kanë abuzuar me investimet milionëshe, duke përmendur një tender të fundit për pompat e hidrovori, të cilin e quajti “tender korruptiv”.
Ai theksoi se vetëm më 25 gusht janë dhënë 38 milionë lekë për hidrovorin, ndërsa 3 miliardë lekë janë planifikuar për sistemin kullues, investime që sipas tij nuk shoqërohen me analiza teknike apo studime funksionale.
“Çdo vit qytetarët shohin të njëjtën histori. Përmbytjet e këtij nëntori janë pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe pushtetit vendor,” u shpreh Leskaj, duke shtuar me ironi se “Vlora po kthehet në një tjetër Venecie, ndërsa banorët vazhdojnë të presin dëmshpërblimet që ende nuk i kanë marrë”.
Deputeti kërkoi transparencë të plotë nga institucionet dhe marrjen e masave të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme.
“Ne konstatuam një të vërtetë të hidhur që po përsëritet vit pas viti. Sa herë ka reshje Vlora dhe fshatrat zhyten mes fatkeqësisë natyrore dhe korrupsionit institucional, Vlora është pasqyra se çfarë ndodh në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Situata e përmbytjeve dëshmoi se rrjeti i kanalizmeve është i vjetëruar jo i mirëmbajtur dhe në shumë zona i bllokuar.
Invetsimet me milioan europ jaën abuzime. Janë kryer pa standarte pa kontroll teknik. Shembulli është hidrovori i Vlorës, që është me katër pompa dy me fuqi të mëdha dhe dy me fuqi të vogël punojnë por bllokohen nga mbeturinat për shkak të mungesës së pompave lagje të tëra të Vlorës nga uji i ftohtë e deri në zonat periferike përmbyten.
Tenderi për pompat që u bë para ca muajsh u abuzua dhe u zhvillua një tender korruptiv. Ndërsa qytetarët shohin shtëpitë e tyre nën ujë bashkia dhe qeveria nuk japin lloagri. Faktet zyrtare flasin ndryshe në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për hidrovorin. Janë planifikuar 3 miliardë lekë për sistemin kullues.
Këto janë tenderimet që përgjithësisht nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë, asnjë plan funksional dhe asnjë studim që të tregojë si zgjidhen problematikat.
Çdo vit qytetarët shohin të njëjtën histori. Përmbytjet e këtij nëntorit ishin dhe janë pasoja e papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe pushtetit vendor.
Vlora është ndryshim nga Berati. Ndoshta duan të kalojnë si Venecia. As qeveria as bashkia nuk japin llogari për përmbytjet. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk kanë marrë dëmshpërblimin real”, tha Leskaj.







